A ka lidhje me këtë biznes, deputeti i “Çantës së zezë”?/ Eshtë zhdukur një dosje hetimi trafiko-financiar-kriminal, për bosin hije të kësaj pasurie sheikësh lartësuar buzë Adriatikut, denoncuar nga një kryepolic shteti që kërcënohej me shkarkim e dhunë fizike prej bandës së Spartak Brahos, prandaj BKH të mos lodhet duke lexuar letra pasurie tek institucionet që komandohen nga kryehajdutët e politikës, por të verifikojë burimet financiare të blerjes apo ndërtimit të këtij kompleksi, i cili figuron si pasuri e 1 polici, me pagë mujore sa vlera e 1 gome të makinës së ministrit
Rasti i resortit luksoz “FAFA Group”, është prova se pasuritë e mëdha të politikanëve, qeveritarëve e zyrtarëve të lartë të shtetit, janë fshehur në emra të tjerë të besuar vartësish, familjarësh e krushqish, të cilët i administrojnë sikur janë vetë pronarë.
Dhe askush nga drejtësia, ende nuk po i kërkon psh., zyrtarit të policisë, Fatos Çerenishti, që ka emrin si pronar 100% i kësaj pasurie gjigande, se me çfarë të ardhurash e krijoji këtë “perandori” biznesi buzë Adriatikut”.
Sepse kompleksi “FAFA”, me sipërfaqe sa qyteti i Corovodës e me luks ekstrem, nuk është kioskë, por është investim që vetëm puna për ndërtimin, i ka kushtuar sa pagat vjetore të krejt policisë, pa llogaritur tokën buzë detit, mjediset, pajisjet e mobilimin.
Ky nuk është objekt, që mund të justifikohet me 1 pagë mujore shteti e as me të ardhura emigracioni; ndaj nuk e teprojmë ta themi si referencë për BKH, se resort “FAFA” duhet hetuar nga themeli në çati, si pasuri e ngritur me para korrupsioni të nivelit të lartë e “punë të zeza” që i di Tosi e Taku.
Sepse vlera e këtij kompleksi, është tregues investimi, vetëm për sheikët e jo për fuqi fianciare të policit Fatos Çerenishti; me pagë mujore sa… 1 gomë e makinës ë ministrit.
Jo ka zëra, por ka fakte se prapa “shkëlqimit” të këtij resorti, janë “murosur” e derdhur në luks, financimet e deputetit me nofkën “Çanta e zezë”; siguruar nga “punët e zeza” që ka bërë me “ustallarët” e peshkarexhave.
Vetë policia, SHISH, anti-kontrabanda, DEA e prokuroria, kanë fakte që çojnë tek kjo pasuri me pronësi reale “Baba Takun” e ndonjë tjetër, ngritur me “punë të fortësh” të Durrësit e Tiranës, me familjarët që sulmonin prefekturën e Durrësit dhe me “nipat” e Skraparit, që menaxhojnë e maskojnë pasuritë e 3-4 “udhëheqësve” të kësaj zone.
Një nga këta është “robi” i tij, pronar-maska Fatos Çerenishti i “FAFA” në bregdetin “Mali i Robit”; të cilit i ka rënë barra e përballjes me hetimin e BKH-së (SHBA), për të justifikuar burimet finaciare të kësaj pasurie, ku ka vetëm emrin dhe përgjegjësinë e tij.
Jo se është provë, por është fakt që në çdo aktivitet të shoqatës “Skraparlinjtë e Durrësit”; deputeti “Çanta e zezë”, Spartak Braho propagandon me pasion resortin “FAFA” dhe vendos në tribunë Fatos Çerenishtin; ndërsa jo pa lidhje, skraparlinjtë urojnë “baba Takun” dhe djemtë e tij, për këtë investim gjigand.
Mirëpo drejtësia e derisotme, vazhdon e bën sikur po punon për të zbuluar pasuritë dhe bizneset e zeza të politikanëve, kur ato janë “qyteza luksi” që duken ditën dhe shkëlqejnë nga miliona drita natën, në mes të qyteteve metropol e si “FAFA” buzë detit.
Nuk kërkon studim shkencor, të verifikohen burimet financiare, por vetëm zbatim ligji edhe për sheikët e politikës; të cilët po tentojnë t’i legalizojnë me amnistinë fiskale që ka bërë gati babloku.
NË VIJIM/ Do publikojmë denoncimin e një zyrtari të lartë policie për resortin “FAFA”, me akuzën se është ndërtuar me grabitje toke dhe “financa të zeza”; ku citohet emri i Fatos Çerenishtës, në atë kohë shef i SHFRS në Policinë e Tiranës, dhe mbrojtësit të tij Spartak Braho si dhe shumë fakte të tjera./Pamfleti